Erisa Xhixho, deputetja e Partisë së Lirisë, ka publikuar pamje nga përmbytjet e ndodhura në zonën e Shkozës, për të cilat ka akuzuar Bashkinë e Tiranë.
Ajo thekson se bashkia nuk ka buxhet për kanalizimet, pasi paguan inceneratorët që nuk djegin asnjë gram mbetje.
“Korrupsioni i Bashkisë përmbyt Shkozën në 30 minuta.
Kur rrugët shtrohen për fushatë elektorale për të gënjyer qytetarët, ky është rezultati.
Bashkia që paguan inceneratorët që nuk djegin asnjë gram mbetje, nuk ka buxhet për kanalizimet.
Në pak minuta shi, u hodh në erë propaganda boshe e Bashkisë”, shkruan deputetja e PL.