SHBA-të kanë reaguar për raportimet për sulme përgjatë kufirit Armeni-Azerbajxhan,
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinke i bëri thirrje dy shteteve të përfundojnë menjëherë armiqësitë mes tyre.
“Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për konfliktin,” tha Blinken në një deklaratë.
“Ne kërkojmë që menjëherë t’i jepet fund çdo armiqësie ushtarake.” shtoi Blinken.
Muajin e kaluar, të dy vendet u përplasën për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut , një zonë pa dalje në det midis Evropës Lindore dhe Azisë Perëndimore që është e populluar dhe e kontrolluar nga armenë etnikë, por e vendosur në territorin e Azerbajxhanit.