Një 44-vjeçar banues në Manzë është arrestuar duke transportuar 5 kallëpe lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatorë.
Një informacion në rrugë operative, vendosi në lëvizje policinë që e priti dhe i bëri pritë sapo zbriti nga autobusi.
44-vjeçari Flamur Dani u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik, autobus.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpe lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.
Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.