-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëshohet urdhërarresti për ish-prokuroren e EULEX

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrestimi ndaj ish-prokurores së EULEX në Kosovë, Maria Bamieh.

Ndaj saj janë ngritur akuzat për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Urdhërohet lëshimi i urdhër arrestimit kundër të pandehurës Maria Bamieh, ish-prokurore speciale në misionin e Bashkimit Europian, EULEX në Kosovë. Ajo ndodhet në arrati (pa shënime të tjera personale dhe pa adresë të saj të vendbanimit apo vendqëndrimit në Republikën e Kosovës ) në drejtim të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në vendimin e  Gjykatës të lëshuar në datën 5 shtator.

Sipas burimeve nga Gazeta e Sinjali lëshimi i urdhërarrestit nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bërë në koordinim me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.

Gjykata vendosi ndalimin dhe arrestimin e saj pasi Maria Bamieh nuk iu është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Shtetit për tu marrë në pyetje.

Ajo kishte deklaruar se do bashkëpunonte me autoritetet për akuzat e bëra ndaj saj, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit