Koordinatorja e Luftës Anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj hapi fjalimet e protestës te inceneratori i Tiranës. Në tubim janë vetëm përfaqësuesit dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë. PD nuk merr pjesë.
“Morën zotimin për të investuar 128 milionë euro, por këtu nuk ka asgjë. Për këtë mensën që ndodhet këtu buxheti shqiptar ka paguar 64 mln dollarë deri në fund të 2021 për ca zyra dhe një mensë. Janë marrë 18 mln euro kredi në banka duke lënë peng pronën tonë” tha Shehaj.
Ish-shefja e Tatimeve foli edhe për vetëgjyqësi. “Deri tani Klodian Zoto nga 2018 deri tani ka marrë 27 mln euro. Këtu kemi bimë, shkurre, ca zyra dhe një mensë.
Tani e kam me atë larvën në krye të bashkisë së Tiranës, këta shtetarët që mendojnë se jemi si gjë e gjallë. Ne nuk do të ndalojmë.
Gjaku dhe djersa e vjedhur kërkojnë drejtësi. Edhe për SPAK-un kam një thirrje miqësore, nesër do të jetë shumë vonë. Shqiptarët do të bëjnë vetë drejtësi” tha ai.