Me anë të një kërkese këtë të martë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Kuvendit që të mbledh Këshillit për mandatin e deputetes Olta Xhaçkës.
Në dokumentin drejtuar Kuvendit, kërkojnë thirrjen e mbledhjes ditën e nesërme (14 shtator) në orën 13:00 me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procesdurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.”
Edhe më parë grupi i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ajo akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.