Kreu i grupit parlamentar të PD-së është shprehur për mediat jashtë selisë. Ai është shprehur se PD do të ketë mbledhje çdo të hënë për të marr vendimet e rëndësishme.
Ai ka shtuar se ndër çështjet kryesore ishte energjia dhe reforma territoriale. Ai tha se për shkak të kësaj reforme, 7 bashki kanë falimentuar.
“Mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së do të jenë të hënë, sot kemi diskutuar për ekonomin dhe energjinë. Rëndësi të madhe ka pasur për ne dhe reforma territoriale.
PS-ja pa qenë pjesë e komisionit të kësaj reforme, në mënyrë të papërgjegjshme thonë që s’do të ketë ndryshim të reformës. Jemi fut kësaj reforme se kjo është një gjë që duhet jo vetëm për grupin e PD-së, por të gjithë qytetarëve.
7 bashki kanë falimentuar dhe këta akoma duan të mbajnë këtë reformë.
Duan që edhe zgjedhjet e 2023 ti fitojnë në tavolinë,” u shpreh ai.