Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.
Një kamion ka përplasur një këmbësore. 35-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.
Këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën në zonën ku po kryhen punime për Unazën e Madhe. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e plota të aksidentit.