Mjeshtri i Madh i violinës, Hetem Qerimaj, është ndarë nga jeta. Ai ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar mëngjesin e së martës nga djali i tij, Fatosi, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jeta të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”.