Ka nisur numërimi mbrapsht për “kthimin” e trupit të mbretëreshës Elizabeth në Pallatin Buckingham.
Pas ceremonisë së nderimit në Katedralen e Edinburgut, në orën 19:00 do të niset me një fluturim RAF nga aeroporti i qyteti skocez me destinacion final Londrën.
Trupi i mbretëreshës do të shoqërohet nga Princesha Royal, Anne dhe bashkëshorti i saj, Admirali Sir Timothy Lawrence.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Camilla, do të presin arkivolin në Pallat. Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, do të jenë gjithashtu të pranishëm.
Arkivoli i mbretëreshës do të shtrihet në dhomën e harkut të Buckingham gjatë gjithë natës. Të mërkurën në mbrëmje, ajo do të shfaqet në Pallatin e Westminsterit, ku publiku do të mund të bëjë nderimet e tyre nga ora 18:00 deri në orën 19:30.