-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupi i mbretëreshës kthehet në Londër për nderimet e fundit

Kryesoret

Ka nisur numërimi mbrapsht për “kthimin” e trupit të mbretëreshës Elizabeth në Pallatin Buckingham. 

Pas ceremonisë së nderimit në Katedralen e Edinburgut, në orën 19:00 do të niset me një fluturim RAF nga aeroporti i qyteti skocez me destinacion final Londrën.
Trupi i mbretëreshës do të shoqërohet nga Princesha Royal, Anne dhe bashkëshorti i saj, Admirali Sir Timothy Lawrence.

Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Camilla, do të presin arkivolin në Pallat. Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, do të jenë gjithashtu të pranishëm.

Arkivoli i mbretëreshës do të shtrihet në dhomën e harkut të Buckingham gjatë gjithë natës. Të mërkurën në mbrëmje, ajo do të shfaqet në Pallatin e Westminsterit, ku publiku do të mund të bëjë nderimet e tyre nga ora 18:00 deri në orën 19:30.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit