-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vis Martinaj “futet” në Kuvend, Noka sjell versionin e fundit: “Foleja” e grerëzave (Debati)

Kryesoret

Komisioni i Sigurisë është përfshirë nga debatet në mbledhjen e sotme pas diskutimeve për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkëmbim informacioni.

Por deputetët e PD-së kërkuan miratimin e marrëveshjes së ekstradimit me këtë vend për shkak se shumë shqiptarë të kërkuar fshihen në Dubai.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka foli edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Debati në komision

Flamur Noka: Situata e dikton se këtu duhet të ishte vetë ministri. Zonjë prej kaq kohësh Shqipëria është bërë shesh betejë mes bandave. Zbulueshmëria është zero. I vetmi zbulues në këtë rast është vetë krimineli Dumani. Policia e shtetit asnjë.

Ju mjaftoheni me rokada, si jo historia e atyre qershive. Kjo Çështje nuk mund të trajtohet në mënyrë kaq banale. Drejtori i policisë deklaroi se në polici ka dekonspirim, jo pak por 14 kriminelë kanë ikur. Këtu gjithçka është e shpartalluar.

Situata është alarmante. Qeveria të sjellë urgjent marrëveshjen për ekstradimin. Ky vendet që sot po diskutojmë lidhjen e marrëveshjes, është bërë “foleja” e grerëzave. Është zhdukur një qytetar i këtij vendi dhe vetëm të dëgjohen versionet nga qytetarët dhe portalet dhe nga policia nuk jepet asnjë.

A është zhdukur? A është gjallë? A mos ka ikur? A mos është edhe ai këtu? Ndodh një situatë e tillë dhe shteti ngre duart lart. Të vriten njerëzit si lepuj, kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Nasip Naço: Nëse keni informacion, drejtohuni institucioneve përkatëse, ndihmojeni shtetin dhe e zgjidhim.

Flamur Noka: Do ju telefonoj me të parë. A e dini ju sot, që sot, qytetarët nuk guxojnë të shkojnë një denoncim apo telefonatë, sepse pa u mbyllur telefonata, krimineli u shkon në shtëpi. Është ajo që tha Gledis Nano, dekonspirohen. Edhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mund të më dekonspironi.

Ervin Salianji: Pushka kërcet këtu, shampanja hapet në Dubai.

Flamur Noka: A ka informacion qeveria për Ervis Martinajn? Qarkullojnë lloj-lloj thashethemesh, shteti nuk e gjeti, por e gjeti hasmi.

A ka gjë më të rëndë. Kjo tregon se shteti është i dorëzuar ose falimentuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit