-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë u diskutua në fjalimin e Ursula Von Der Leyen

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbajtur ditën e sotme fjalimin e saj vjetor “Gjendja e Bashkimit Evropian”, para deputetëve të Parlamentit Evropian.

Ja cilat ishin pikat kryesore që diskutoi ajo.

1Nuk do të heq dorë nga sanksionet ruse

Presidentja theksoi edhe një herë tjetër për të gjithë ata që mendonin se se ishte koha për të hequr dorë nga disa sanksioneve të BE-së, përballë rritjes së inflacionit dhe çmimev të larta, nuk do ta bënte.

“Dua ta bëj shumë të qartë, sanksionet janë këtu për të qëndruar. Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri, jo luhatje”.

Megjithatë, në fjalimin e presidentes Von der Leyen ishte e qartë mospërmendja e masave të reja kundër Kremlinit.

Më shumë ndihma dhe roaming falas për Ukrainën?

Le të jemi të qartë, Ukraina ishte në qendër të fjalimit të presidentes së Komisionit Evropian.

Zonja e parë ukrainase, Olena Zelenska, ishte e ftuara e nderit në Strasburg dhe Von der Leyen, e veshur me ngjyrat kombëtare ukrainase, blu dhe të verdhë, njoftoi se do të udhëtonte më vonë gjatë ditës në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Por, po të shohim me vëmendje nuk kishte shumë risi lidhur me atë që BE-ja dëshiron të bëjë me fqinjin e saj të madh lindor.

BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë siguruar deri më tani 19 miliardë euro ndihmë financiare për Kievin, rrjeti elektrik i Ukrainës u lidh me atë të unionit në mars dhe vendi tashmë ka marrë statusin e kandidatit për në BE.

Premtimi për zgjerim

Ishte një kohë kur presidentët e Komisionit Evropian shmangnin diskutimet për zgjerimin e ardhshëm të unionit në mënyrë që të mos i mërzisnin disa vende anëtare të BE-së, veçanërisht ato në pjesën perëndimore, të cilat dëshironin të dëgjonin më tepër për reformat dhe “thellimin” e unionit. Por, jo më.

“Rruga drejt demokracive të forta dhe rruga drejt Bashkimit Evropian janë një dhe të njëjta.

Kështu që unë dua që njerëzit e Ballkanit Perëndimor, të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë të dinë që:

Ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja juaj është në Bashkësinë tonë dhe Unioni ynë nuk është i plotë pa ju”, tha Von der Leyen.

“Mea Culpa” për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Për vite me radhë shumë prej vendeve në pjesët qendrore dhe lindore të kontinentit evropian kanë paralajmëruar homologët e tyre perëndimorë për Rusinë e Putinit, ndërsa shpeshherë ata janë kritikuar si histerikë dhe rusofobë.

Ndoshta fjalia më e veçantë në të gjithë fjalimin e Von der Leyenit ishte kur ajo pranoi se ata kishin pasur të drejtë gjatë gjithë kohës.

Presidentja e Komisionit Evropian dhe ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes ishte mjaft e drejtpërdrejtë në fjalën e saj:

“Një mësim që nxjerrim nga kjo luftë është që ne duhej t’i kishim dëgjuar ata që e njohin Putinin.

Për Anna Politkovskayan dhe të gjithë gazetarët rusë që i publikuan krimet dhe e paguan çmimin në kurrizin e tyre.

Miqve tanë në Ukrainë, Moldavi, Gjeorgji dhe opozitës në Bjellorusi. Ne duhej t’i kishim dëgjuar zërat brenda unionit tonë në Poloni, në Baltik dhe në të gjithë Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

Ata na kanë thënë prej vitesh se Putini nuk do të ndalet. Dhe, ata vepruan në përputhje me rrethanat”.

Kufizime apo jo ndaj gazit rus?

Ndoshta pika më e nxehtë e bisedimeve gjatë javëve të fundit ka qenë nëse BE-ja do të vendosë apo jo një limit për gazin rus (ose mbi të gjithë gazin) që vjen në Bashkimin Evropian.

Shtetet anëtare të BE-së mbeten të ndara për këtë çështje.

“Ne duhet të sigurojmë vazhdimësinë tonë të furnizimit dhe, në të njëjtën kohë, të sigurojmë konkurrencën tonë globale.

Kështu që, me shtetet anëtare ne do të zhvillojmë një sërë masash që marrin parasysh natyrën specifike të marrëdhënieve tona me furnizuesit duke filluar nga furnizuesit jo të besueshëm si Rusia, deri te miqtë e besueshëm si Norvegjia”.

Është e drejtë të thuhet se debati për këtë çështje do të vazhdojë deri në vjeshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit