Nëse keni vizituar së fundmi mjekun tuaj, me siguri do t’ju kujtohet se para se t’ju ekzaminonte, ai ju bëri disa pyetje personale në lidhje me rutinën dhe zakonet tuaja. Jo, ai nuk e bëri për të thyer akullin dhe për të dëgjuar lajmet tuaja, por për të kuptuar nga përgjigjet tuaja nëse jeni vërtet të shëndetshëm.
Ju gjithashtu mund t’i bëni vetes pyetje të ngjashme në intervale të rregullta, në mënyrë që të përpiqeni të vëzhgoni sjelljet, zakonet që mund të lidhen me mirëqenien dhe shëndetin tuaj.
- A e mbroj vërtet shëndetin tim?
Duhet të pyesni veten nëse jeni vërtet duke pushuar siç duhet, nëse po flini mjaftueshëm orë, nëse po e menaxhoni stresin tuaj, nëse po ushqeheni siç duhet dhe nëse po ushtroni shpesh.
- A jam i pranishëm në punën time?
“Puna” qoftë ajo shkollë, universitet apo profesion, duhet të na ofrojë përfitime, përveç shpërblimeve financiare. Pra, duhet të pyesni veten, a jam unë prezent? A jam i përkushtuar dhe i vlerësoj mundësitë?
- A po luaj/ argëtohem mjaftueshëm?
Është e rëndësishme të jeni serioz në vendin tuaj të punës, por edhe në jetën tuaj, pa kuptimin që nuk ju lejohet të argëtoheni. Kjo do të thotë që gjatë ditës mund të vidhni disa minuta për të qenë për pak kohë fëmijë dhe të shijoni jetën përmes një loje
- A vendos krem kundër diellit?
Të mbrosh shëndetin nuk do të thotë vetëm të shkosh te mjeku, por edhe të kujdesesh për trupin.
- Si janë marrëdhëniet e mia?
Marrëdhëniet në jetën tonë, qofshin ato miqësore, familjare apo romantike, luajnë një rol kyç pasi nëpërmjet kësaj lidhjeje fitojmë përfitime dhe reduktojmë mundësinë e shfaqjes së ndjenjave si depresioni, vetmia, ankthi.