Avdullah Hoti ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas mos-pjesëmarrjes së tij në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, duke falënderuar degën e partisë në Rahovec për besimin që i dha si kandidat për deputet dhe duke theksuar rëndësinë e përkushtimit ndaj vlerave të partisë.
“Falënderoj Degën e LDK-së në Rahovec për besimin që edhe njëherë të jem kandidat për Deputet. Ky vlerësim është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar rrugën politike me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane dhe vlerave të LDK-së. LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor”, tha Hoti.









