-sidi education-spot_img
19 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Turqia kundër zgjerimit të konfliktit SHBA-Iran në rajon

Kryesoret

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se Ankaraja nuk dëshiron që konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të përhapet në vendet e tjera të rajonit.

Deklarata u bë gjatë një takimi në Stamboll me kryeministrin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Masrur Barzani, ku diskutuan zhvillimet e fundit në rajon.

Erdogan shprehu shqetësimin për sulmet që kanë ndodhur në Irak, përfshirë edhe zonën e Erbilit, dhe theksoi rëndësinë e stabilitetit për unitetin dhe kohezionin e vendit.

Ai riafirmoi mbështetjen e Turqisë ndaj qeverisë qendrore të Irakut dhe Qeverisë Rajonale Kurde, duke përmendur bashkëpunimin në fushat e tregtisë, transportit dhe energjisë si prioritet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit