Sot ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vrasjen Nezir dhe Gentian Beqirajt në Elbasan, Klajdi Dokoli.
Ai akuzohet si i përfshirë në vrasjen e bujshme pas së cilës akuzohen se qëndrojnë Çapajt. Por Dokoli mohoi akuzat e ngritura kundër tij duke thënë se babë e bir nuk i ka njohur dhe parë kurrë.
Për Ardian Çapjan tha se e ka parë për herë të parë në televizor në foton që doli me kryeministrin Edi Rama. Dokoli shtoi se ishte i sëmur dhe vazhdonte kimioterapinë.
“Nuk e kam njohur dhe takuar asnjëherë Gentian Beqirin, lajmin për vrasjen e tij e kam marrë vesh nga televizori, në atë kohë isha në shtëpi, pasi isha aksidentuar me motorin e një shokut tim. Se kuptoj se përse unë jam këtu, unë jam i sëmur dhe vazhdoj kimioterapinë.
Etien Canin e kam dëgjuar si emër kur isha 10-12 vjeç kur loznim futboll mes shkollave nuk e di nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, Olsi Lekun dhe Ervis Bardhin nuk i njoh.
Emrin e Ardian Çapjas e kam dëgjuar për herë të parë në emisionin kur gazetarët kanë publikuar një foto të tij me kryeministrin” tha ai.