Grupi i Sali Berishës propozoi sot që të shtohen edhe 34 bashki të reja në reformën territoriale që po diskutohet që mund të ndryshojë. Por cilat janë bashkitë e reja që kërkon Sali Berisha? Në mbledhjen e sotme të grupit, ekspertët e PD-së listuan propozimet për bashkitë e reja. Gjasat janë zero që PS t’i marrë në konsideratë. Këtë e pranoi edhe vetë Sali Berisha.
PROPOZIMI
Në Korçë janë 6 bashki, propozimi është 10, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.
Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.
Berati nga 7 bashki bëhet me 9, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.
Në Fier nga 6 bëhen 12, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.
Në Elbasan nga 7 bëhen 10, shtohen Shpati, Bradasheshi.
Në Tiranë nga 5 bëhen 9, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 mini-bashkitë të kalojnë në Bashki.
Në Kurbin nga 1 bëhen 2, shtohet Mamurrasi.
Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.
Në Kukës nga 3 bëhen 5.