Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për rënien e çmimit të naftës në bursë, ndërkohë që në Shqipëri nafta ngelet e pandryshuar.
Ai është shprehur se bordi po vjedh dhe se nuk po e ndryshon çmimin ashtu siç premtoi në varësi të bursës. Ai ka treguar se në Malin e Zi nafta kushton vetëm 147 lekë për litër e ndërsa në Shqipëri 232 lekë.
Postimi i plotë
Çmimi i naftes bie pikate ne Bursa, por Bordi i Hajduteve nuk e ul çmimin!
Çmimi i Naftes ne Bursa bie dhe po bie vazhdimisht, ky eshte fakt, qe nuk e luan topi. Po ju sjell me Foto edhe per dje edhe sot cmimin e Naftes ne Burse.
Bordi i Hajduteve deklaroi qe sapo ndryshon çmimi ne bursa ne ulje keta gjoja e ulin menjehere.
Çmimi nuk ulet kurrsesi sepse Bordin e Hajduteve ligjin e bejne oligarket, qe bejne llogarine e xhepit te tyre i japin edhe hisen qeverise, ndersa populli i lene cmimin e larte qe ta plaçkisin gjer ne palce.
Ne Mal te Zi nje liter nafte kushton 1.27 euro litri ose thene ndryshe 147 leke.
Ndersa ne Shqiperi Bordi i Hajduteve e mban 232 lek.
Edhe me Taksat pa fund qe i kane vene Naftes maksimumi nje kier Nafte di te kushtonte jo meshume se 200 lek litri.
Llogaritni cfare plackitje monstruoze ju behet shqiptareve me Naften.
