-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SBASHK: Sindikata e Arsimit të Evropës dënon veprimet e Kurtit

Kryesoret

Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti. Kështu nis komunikata e fundit, e dërguar nga SBASHK.

Sipas komunikatës, pasi ka marrë informacione ditore për grevën e përgjithshme në sektorin e arsimit dhe të shërbyesve civil “dhe për presionet e deklaratat nxitëse të qeveritarëve”, drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ka zhvilluar takim nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe udhëheqës të tjerë të SBASHK-ut.

“Drejtorja Flocken duke dëgjuar se Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur eksceseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Zonja Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyesëve civil”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Sipas komunikatës, shpjegimi i gjendjes së mësimdhënësve në Kosovoë, ka emocionuar drejtoren Flocken, e cila për situatën ka thënë se do të komunikojë edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës si dhe do ta alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët përgjegjës për arsimin në Bashkimin Evropian,

“Shpjegimin e ngjarjeve dhe paraqitjet publike të qeveritarëve dhe për gjendjen e vështirë ekonomike të grevistëve në prag të dimrit, ata me pagat ekzistuese nuk kanë mundësi të sigurojnë as lëndë drurore për ngrohje e lëre më artikuj të tjerë jetësor e kanë emocionuar drejtoren e përgjithshme Flocken,thuhet më tej.

Në fund, SBASHK porosit mësimdhënësit që të qëndrojnë të palëkundur ndaj presioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit