Programi Shtetëror i Shpërblimeve për Drejtësi ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në identifikimin e çdo personi që merr pjesë në aktivitete kibernetike.
“Programi Shtetëror i Shpërblimeve për Drejtësi (RFJ) ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në identifikimin ose vendndodhjen e Mansour, Khatibi, Nikaeen ose çdo personi tjetër që merr pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA-së në kundërshtim me CFAA”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.
Nga ana tjetër 10 persona të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në sulmet e fundit kibernetike, i janë shtuar listës së sanksioneve nga DASH.