Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako, janë gjobitur nga Komisioni i Animimeve Sanksioneve.
Ende nuk dihet se çfarë shkelje zgjedhore ka bërë kryebashkiakja me drejtorin.
Sot ne oren 11:00, KAS zhvillon mbledhjen e shtyre javen e kaluar.
Do te shqyrtohen dy kërkesat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:
“Kërkesë për vendosje të sanksionit administrativ në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë ndaj znj. Eriselda Sefa, kandidate për kryetare bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë.” ka njoftuar KAS.
Ky vendim është marr nga KAS pas kërkesës së komisionerit, Ilirjan Celibashi.
Gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku Sefa kandidoi përballë Indrit Sefës të PD-së dhe Elton Banos së Shtëpisë së Lirisë, ajo u pa teksa kryente punime duke thyer kështu kodin zgjedhor.
Ajo së bashku me Taulant Ballën u morën pjesë në punimin e rrugëve dhe ujësjellësit në Lushnjë.