Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me kryeministrin Rama në lidhje me sulmin kibernetik të shkaktuar nga iranianët.
Ai është shprehur i gatshëm ti ofrojë ndihmë Shqipërisë që të zgjidhë sa më shpejt ngërçin.
“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë, Shqipërisë, i cili i atribuohet Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Spoke with PM @ediramaal on the cyberattacks against our Ally #Albania, which many Allies have attributed to Iran. #NATO will continue to provide support, and stands in full solidarity with Albania.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 14, 2022