Princi Harry dhe Meghan Markle mbërritën në pallatin të martën në darkë në pallatin e Buckingham, për ti bërë nderimet trupit të mbretëreshës.
Meghan Markle, nuk ishte pranë bashkëshortit të saj në pallatin mbretëror në Skoci, ku e ndjera Elizabeth II, ndërroi jetë. Madje deri dje, kur u fotografua përkrah bashkëshortit të saj, ajo nuk kishte bërë asnjë dalje publike për ngjarjen e jashtëzakonshme që goditi Britaninë.
Meghan ishte e veshur me të zeza në krah të bashkëshortit të saj. Në fotot e publikuara për publikun, Princi Harry dhe Meghan Markle dukeshin shumë të zymtë.