Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Shëngjin.
Shengyl Munishi nga Kosova, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.
Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Njoftimi:
Lezhë / Informacion paraprak
Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.
Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.