Pasi ka vizituar qytetin e çliruar të Iziumit, Presidenti i Ukrainsës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një postim në Telegram ku shkruan: “Më parë, kur ngrinim sytë lart, gjithmonë kërkonim qiellin blu. Sot, kur ne shikojmë lart, ne kërkojmë vetëm një gjë – flamurin e Ukrainës”.
Izium ishte një nga më shumë se 300 vendbanimet që ushtria ukrainase rimarrë që nga 6 shtatori.
“Flamuri ynë blu-verdhë tashmë po valëvitet në Izium të de-pushtuar,” vazhdoi Zelenskiy.
“Dhe kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës. Ne po ecim vetëm në një drejtim – përpara dhe drejt fitores”, shtoi presidenti i Ukrainës.