Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se sot mbi 99% e shqiptarëve paguajnë energjinë elektrike, nga 43% në vitin 2013.
Ministrja reagoi ndaj deklaratave të Tabakut, duke u shpreh se shqiptarët e paguajnë pa dhunë dhe jo me zor energjinë.
“Vazhdon të desinformohet populli për energjinë. Javën e kaluar janë dhënë një sërë faktesh të pavërteta për energjinë. Nga viti 2013 kur në Shqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave sot mblidhen mbi 99%. Sot paguhet shërbimi i energjisë, as me dhunë dhe as me zor. Të dalësh të thuash që 40% e shqiptarëve nuk paguajnë dot energjinë, nuk është e drejtë”, u shpreh Balluku.