-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatos Nano ul tensionet dhe bashkon deputetët; urime, batuta dhe të qeshura

Kryesoret

Nga akuzat e forta debati në parlament përfundoi te batutat dhe urimet. Tensionet i uli ditëlindja e Fatos Nanos.

Gjithçka nisi nga akuzat e deputetit Edmond Spaho për aferat e qeverisë duke i kërkuar që të ndryshojë, sikur tha ai “trunin”. Por Taulant Balla e pyeti, përse ai nuk e ndryshon Saliun.

Deputeti demokrat reagoi duke i kujtuar Fatos Nanon dhe Balla replikoi duke thënë se ish-kryeministri socialist, që nesër mbush 70-vjeç vendosi standarde në politikën shqiptare.

Debati në parlament

Edmond Spaho: Ndërroni trunin. Kush është arrestuar për naftën kontrabandë, kush e ka porositur, kush i ka marrë dy të parat. Do kapni njeri? Kemi thyer edhe sanksionet. Ndryshoni trunin.

Taulant Balla: Zoti Spaho ka ardhur koha të na tregosh ca gjëra, ne na thua ndërroni trunin, po ti pse nuk e ndërron Saliun? Të bie më mirë.

Edmond Spaho: Unë nuk i ndërroj brenda natës, si ndërrove ti Fatos Nanon. Kur të ndërrosh ti Edi Ramën do të ndërroj edhe unë Saliun.

Taulant Balla: Mondi, Fatos Nanos, ju i vini aty ku nuk thuhet. Sepse e para, është një politikan që ka vendosur një standard që do të kishte qenë mirë që Saliut yt ta kishte ndjekur, që kur ikin, ikin, sa për raportin tim personal është i njëjtë sikur ka qenë ditën e parë.

Nuk urohet ditëlindja para kohe, Fatosi nesër mbush 70 vjeç dhe sigurisht është një politikan që ka vendosur ca standarde që të gjithë të mblidheni nuk i vendosni.

Sa për korrektesën time në marrëdhënie me Ramën dhe PS-në kjo është një gjë që ëshë shumë herët për të shkruar kujtimet e mia. Kam shumë kohë përpara.

Tritan Shehu: Së pari meqë nesër ka ditëlindjen zoti Nano, i uroj jetë të lumtur dhe 100 vite të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit