Presidentë, kryeministra dhe monarkë nga e gjithë bota do të udhëtojnë në Londër këtë fundjavë për t’i bërë nderimet e tyre Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe për të marrë pjesë në një pritje në Pallatin Buckingham të organizuar nga Mbreti Charles një ditë përpara funeralit.
Ndër të ftuarit që kanë konfirmuar se do të shkojnë në Britani janë presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Funerali pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha për policinë e Londrës, pasi presidentë, kryeministra, mbretër, mbretëresha dhe njerëz të shumtë do të jenë në qendër të kryeqytetit anglez.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Camilla, do të organizojnë një pritje në Pallatin Buckingham të dielën.
Mbretëresha Elizabeth ka qendruar në fron për 70 vjet dhe ka qenë shumë serioze, por ajo kishte një anë komike. Pas vdekjes së saj, histori të panjohura dolën në dritë dhe tregojnë anën e saj më lozonjare. Përmes një dokumentari të publikuar në maj të këtij viti u zbulua se ajo kishte një “zakon qesharak” për të shkruar letra që supozohej të ishin nga qentë e saj të dashur “corgi” .
Zbulimi u bë nga komediani Alexander Armstrong, dhe sipas New York Post, Armstrong shpjegoi se monarkia do t’u shkruante letra qenve të anëtarëve të stafit të saj nga corgis.