-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjukanoviç: Shteti është gjithmonë më i fortë se çdo kriminalitet

Kryesoret

“Unë nuk besoj në rrugët e shkurtra në udhëtimin drejt Bashkimit Evropian”, thotë Millo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, të zhvilluar në Pragë, më 14 shtator.

Gjukanoviq u përgjigjet kështu thirrjeve të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që t’u lehtësohet rruga drejt BE-së, nga frika se mund të bien nën ndikimin negativ rus.

Gjukanoviq, si president i shtetit që ka ecur më së largu në procesin e integrimeve evropiane.

Mali i Zi është ndër vendet që, sipas BE-së, mban epitetin “i kapur” nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Emri i vetë Gjukanoviqit është gjetur edhe në bazën e të dhënave të gazetarëve hulumtues për “parajsat e taksave” anekënd botës, të njohura si “Panama Papers”.

Pavarësisht nga klima komplekse politike dhe sociale, kur bëhet fjalë për proceset e integrimeve evropiane, Gjukanoviq thotë se nuk kërkon mbrojtje:

“Qëndrimi im është se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta kenë vendin e tyre në BE.

Prandaj, nuk besoj në rrugët e shkurtra drejt BE-së. Nuk besoj se është e mundur t’u përgjigjemi kërkesave të jetës brenda BE-së pa reforma të zbatuara më parë”.

“Prandaj, mendoj se mesazhi nga Mali i Zi ka qenë i qartë deri më tani – jemi të gatshëm t’i plotësojmë kushtet, mbi të gjitha në fushën e sundimit të ligjit, e cila është kthyer në një pikë kyçe të agjendës së negociatave me BE-në.

Pas kësaj, ne duam të realizojmë anëtarësimin në BE dhe mendojmë se në bazë të asaj që është bërë deri më tani, Mali i Zi mund të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit