-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesa e anëtarit të vettingut për gjyqtaren në SPAK: Largohu, më ngjall frikë

Kryesoret

Anëtari i KPK-së, Ardian Hajdari që akuzohet se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i strukturës përmes falsifikimit të dokumenteve. Ai i kërkoi gjyqtares Atalanta Zeqiri të tërhiqej, me pretendimin se ka miqësi me Antoneta Sevdarin, ish-prokuroren që e ka kallëzuar në SPAK. Hajdari paraqiti edhe dy fotografi të Sevdarit me Zeqirin

“E nderuar zonja gjyqtare, pa dashur të paragjykoj funksionin tuaj dhe personin tuaj, mbrëmë duke naviguar në internet, mu shfaqen fotot tuaja me kallëzuesen time, Antoneta Sevdari, ku duken marrëdhëniet tuaj më shumë se njerëzore, një afeksion mes jush miqësor, që për mua përsëris, pa dashur të paragjykoj, ngjall frikë për procesin e padrejtë dhe në limitet e ligjshmërisë ndaj meje.

Nuk kisha kohë ta bëja me shkrim kërkesën, për përjashtimin tuaj, por dua që kjo seancë të ndërpritet. Në fakt që kur kam parë fotot në kohën kur ju u rikonfirmuat në detyrë, kam menduar se do ishit ju që duhet të ishit dorëhequr nga çështja, por megjithatë, më lini kohë ta parashtroj kërkesën time me shkrim”, tha Hajdari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit