Korporata Elektro-Energjetike ka ndaluar prodhimin e energjisë nga HEC-i i Fierzës.
Aktualisht niveli i Fierzës ka arritur në 267 metra, ndërsa me reshjet që priten që këtë fundjavë e më tej, mendohet se rezerva do të rritet ndjeshëm.
Vendimi është marrë për të ruajtur rezervën hidrike. KESH sqaron se muaji shtator do të jetë i lagësht dhe priten reshje shiu, çka do të sillte një përmirësim të gjendjes në kaskadë.
Për shkak të kësaj situate prodhimi do të përqendrohet tek prurjet në Koman dhe Vaun e Dejës. Furnizimi po garantohet gjithashtu edhe nga importi për periudhën 12 deri në 18 shtator.