-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e porositi naftën kontrabandë në Durrës? Shteti hesht, deputeti: Do kapni njeri?

Kryesoret

Dy ditë më në portin e Durrësit u bllokuan 2275 ton naftë kontrabandë që transportoheshin me anije cisternë nga Libia në Shqipëri.

Katër të huaj (tre nga Libia dhe një sirian) mes tyre kapini i anijes u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre. Kaq ishte informacioni që dha policia e Durrësit.

Por enigma e madhe dhe misteri që policia bashkë me prokurorinë dhe asnjë institucion tjetër, agjenci ligjzbatuese në Shqipëri është se nuk kanë publikuar emrin e personit që e porositi.

Këtë çështje e ngriti sot në Kuvend edhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho, që kërkoi të zbulohet emri. “Kush është arrestuar për naftën kontrabandë, kush e ka porositur, kush i ka marrë dy të parat?

Do kapni njeri? Kemi thyer edhe sanksionet” tha ai duke u drejtuar nga qeveria. Por të gjithë heshtën. Asnjë reagim nuk kishte. Si policia, prokuroria ashtu edhe qeveria nuk thanë asnjë fjalë.

Por çfarë tha kapiteni i anijes?

Në dëshminë e parë para autoriteteve shqiptare Zuhair Alkwafi u shpreh i habitur me sekuestrimin e gati 4 mln dollarëve nafta.

Ai tha se kjo nuk ishte hera e parë që vinin në Shqipëri për të sjellë naftë nga Libia. Kishin qenë edhe dy herë në verë.

Por çfarë ndodhi?

Kapiteni nga Libia shpjegoi më tej se pasi palët nuk kishin rënë dakord për çmimin anija u bllokua për kontrabandë. Por kush e porositi? Emri i biznesmenit ende nuk është zbuluar.

Kjo nuk është e vetmja enigmë, por edhe fakti që nafta vinte nga Libia, që OKB ka vendosur embargon e naftës.

Kjo është hera e dytë që policia e Durrësit fsheh ngjarjet. Edhe e para ndodhi dy ditë më parë, kur u fsheh për 24 orë atentati me snajper kundër Akil Nerjakut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit