Një minutë heshtje është mbajtur në nisje të seancës plenare të kësaj të enjte në Kuvend. Në nder të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.
I pranishëm në seancën plenare ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet më 19 shtator, ditë e cila është shpallur nga Mbreti Charles III ditë pushimi zyrtar.