Deputeti i PD-së, i kërkoi qeverisë që të dalë dhe të tregojë se kush ishte biznesmeni që porositi anijen me naftë nga Libia dhe që u bllokua në Durrës.
Ai theksoi se përpos kontrabandë është thyer edhe embargoja që është vendosur nga OKB për Libinë.
“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte me miliona euro dhe çmimet rriten. Pse nuk ka asnjë emër këtu, kush janë porositësit.
5 janë ata që kanë të drejtë që të sjellin naftë. Kapiteni ka thënë se “kam ardhur edhe dy herë të tjera në këtë vend”.
U arrestua kur e dinin që anija e gjurmuar nga partnerët që jo vetëm bën kontrabandë këtu, por ka një rezolutë të OKB-së që ndalon shit-blerjen me Libinë.
Pse nuk flet qeveria? Cili është porositësi i dy të parave, dy të dytave dhe kësaj të fundit? U arrestuan vetëm disa të huaj.
Do të informojmë të gjitha vendet, keni thyer embargon për naftën dhe do të vijmë këtu të themi se e porositi kjo kompani” tha ai.
Ministri Bledi Çuçi tha se anija u bllokua pas sinjalizimit nga ndërkombëtarët.