Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i bëri thirrje qeverisë që të rrisë pagat për pedagogët që sot u ngritën në protestë.
“Të rriten menjëherë pagat për pedagogët dhe profesorët! Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë! Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim” shkruan ai.
Pedagogët paralajmëruan se nëse qeveria nuk reagon do të përshkallëzojnë protestën.