Një shqiptar është kapur nga policia italiane me një sasi prej 7,5 kilogramësh kokainë.
Shqiptari pas verifikimeve rezulton se ishte hera e parë që kishte probleme me ligjin. Një patrullë policie e pikasi shqiptarin teksa lëvizte me makinë dhe kuptuan shenja padurimi dhe nervozizmi të pamotivuar dhe të pazakontë.
Nga këqyrja e kryer brenda makinës u gjetën 7 pako me lënde narkotike me peshë totale 7.5 kg e cila nga analizat e kryera në Kabinetin Rajonal të Policisë Shkencore rezultoi se ishte kokainë.
Substanca u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur nga autori dhe një shumë prej 420 euro, të supozuara të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.