Nis protesta e Pedagogëve të Shkencave të Natyrës.
Ashtu siç e paralajmëruan një ditë më parë, pedagogët do të kërkojnë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit rritjen e rrogave.
Protesta po zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Kërkesat e pedagogëve janë:
Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.
Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%
Rritja e financimeve për kërkime shkencore
Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë
Pagesa e vjetërsisë në punë
Pagesë për orët e shtesë
Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.