-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarrazin: Kosova të flasë për Asociacionin e Komunave serbe

Kryesoret

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin vizitoi Beogradin dhe Prishtinën për të rikonfirmuar përkushtimin e qeverisë gjermane për dialogun Kosovë-Serbi dhe Procesin e Berlinit.

Marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun Kosovë Serbi duhet të zbatohen, ka kërkuar i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas tij, procesi i dialogut ka bërë më shumë se 10 vjet, ka ardhur  koha kur kërkohen rezultate konkrete.

Emisari gjerman erdhi të mërkurën mbrëmë në Prishtinë nga Beogradi, ku takoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. “Besoj se është e qartë progresi që duhet të arrihet në bisedime. Kemi disa marrëveshje që nuk janë përfundimtare.

Duhet të ballafaqohemi me problemet që janë trajtuar në marrëveshjet e Brukselit. Në fund na duhet marrëveshja për normalizim të plotë të nënshkruar nga të dy palët”, tha Sarrazin, gjatë një interviste për mediumin publik të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit