Policia spanjolle ka vënë në pranga një shqiptar në një stacion autobusi. Mësohet se shqiptari i arrestuar ishte në kërkim në Itali aty ku akuzohej për 23-vjedhje.
Ngjarja u raportua nga agjencia Efe duke cituar një deklaratë të policisë.
“Burri u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai po hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. Hetuesit besojnë se i dyshuari ishte pjesë e një bande kriminale, e aftë për të grumbulluar para, bizhuteri dhe veshje luksoze. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë”.