-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 raunde bisedime, Mali i Zi nuk arrin marrëveshje

Kryesoret

Nuk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e vitin 2020.

Diskutimet ndodhën vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviq sipas ligjit duhet të emërojë mandatarin e ri ose të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohëshme.

Përfaqësuesi i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, që ishte nismëtare e kësaj marrëveshjeje, tha të premten se “negociatat kanë ngecur në shpërndarjen konkrete të pushtetit, pra në përputhje me atë që u ka dhënë populli”.

Nuk ka asnjë pengesë që Lëvizja Qytetare URA, CIVIS dhe partitë e pakicave të vijnë dhe të bien dakord për mënyrën e formimit të qeverisë. Ne jemi të gatshëm ta përmbushim atë kërkesë derisa të arrijmë marrëveshje dhe të tregojmë përgjegjësi dhe forcë për të dalë nga kjo situatë e vështirë “, tha Mandiq.

Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq nuk ka marrë pjesë në mbledhje dhe në deklaratën e tyre thuhet se “nuk janë gati për kompromise të kalbura”, dhe se “nëse nuk ka marrëveshje do të shkojmë në zgjedhje”.

“Ne nuk jemi gati të luajmë me interesat e shtetit, presim që të gjithë ata që rrëzuan qeverinë e 43-të, pa plan dhe pa menduar, të sjellin propozime për zgjidhjen e krizës politike”, thuhet në njoftimin e Lëvizja Qytetare URA.

Qeveria e Dritan Abazoviqit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit