Deputeti demokrat Besart Xhaferri këtë të enjte gjatë seancës plenare në Kuvend, ka ngritur si shqetësim aksidentet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri.
Në fjalën e tij Xhaferri i ka kërkuar Kuvendit të ndërmerren masa më të ashpra ndaj këtyre shoferëve të cilët nuk zbatojnë rregulloren e rrugës dhe kthehen në kamikaz potencial për qytetarët.









