Dmitry Peskov zëdhënësi i Kremlinit ka mohuar pretendimet se ka pasur një atentat Vladimir Putin.
Më 14 shtator u raportua Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë shënjestër e një atentati dhe se gomat e përparme të limuzinës me të cilin ai po udhëtonte shpërthyen.
Daily Mali shkruan se Presidenti rus nuk u dëmtua nga ky shpërthim dhe se autoritetet kanë bërë një sërë arrestimesh, ndërsa anëtarët e gardës personale të Putinit janë shkarkuar për shkak se lëvizjet e tij u bënë të njohura.