Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha është takuar edhe me ambasadorin rus dhe këto takime janë bërë së fundmi publike.
Megjithatë, ai ngre edhe pikëpyetje se pse Rusia mund të paguante Bashën. Më tej, Berisha thekson se Rama duket si agjent i Kremlinit me qëndrimet e tij.
“Basha është takuar me ambasadorin rus. I ka bërë publike e pastaj… duhet të mësohemi se disa fjalë agjent, i shitur, peng, e kanë normën e inflacionit, por në rastin konkret duhet të shohim te pasojat. Çfarë interesi kishte Rusia të paguante Bashën? Ka që i lidhin vendimet e tij të mbrapshta me këtë financim, por nuk e di. Rama sillet haptas si agjent i Kremlinit. Agjentët janë dy lloje, nga ata që japin informacione dhe të tjerë që mbajnë qëndrime”, tha Berisha.