Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me kryeministrit indian Narendra Modi tha se do të bëj çdo gjë për të ndaluar luftën me Ukrainën.
Të dy liderët u takuan në fund të një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand, Uzbekistan.
Putin fajësoi Ukrainën për vazhdimin e konfliktit. Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
“E di qëndrimin tuaj në lidhje me konfliktin në Ukrainë, shqetësimet tuaja të cilat i shprehni vazhdimisht. Ne do të bëjmë gjithçka që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Për fat të keq, udhëheqja e Ukrainës njoftoi refuzimin e saj nga procesi i negociatave dhe se dëshiron të arrijë qëllimet e saj me mjete ushtarake”, tha ai./CNN