Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është pranuar të jetë pjesë e funeralit të mbretëreshës Elizabeth II.
Zëdhënësja e Kremlinit, Maria Zakharova tha se Rusia ende ia përcjell simpatinë e saj popullit britanik, pavarësisht mospërfilljes.
“Ne besojmë se përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për të përfituar nga një tragjedi kombëtare që preku zemrat e miliona njerëzve anembanë botës për të larë hesapet me ne gjatë ditëve të zisë është thellësisht imorale.
Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella popullit britanik për humbjen e madhe që i pësoi”, ka njoftuar ajo.