Në konferencën me gazetarët këtë të premte, Sali Berisha, u shpreh se ligji i parashkrimit duhet të hiqet sa më parë.
Ai u shpreh se Rama do ta pësojë menjëherë sapo ai të vijë në pushtet.
“Jam gati të votojë heqjen e ligjit të parashkrimit për çdo ministër dhe kryeministër. E vërteta është se duhet hequr. Unë do ta heq sapo të vij në pushtet, në mënyrë që çdo ministër që firmos ta dijë mirë që nuk ka parashkrim. Ai firmos, i mbath disa vite dhe rikthehet sërish.
Edi Rama do ta pësojë. Ky do të jetë një nga ligjet e para që do të miratojë kur të jem kryeministër”, tha Berisha.