-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari zbulon detajet: Dy drejtimet ku shqiptarët futën lekët e kartelit meksikan

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja për katër vëllezërit shqiptarë, emrat e të cilëve u publikuan në mediat meksikane si aleatë të kartelit të Sinaloas, prej disa vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në Meksikë.

Gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh se ata ishin fokusuar kryesisht në bizneset e lojërave të fatit dhe investimet në turizëm.

Zhabina deklaroi se ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse SPAK ka nisur një hetim në vendin tonë.

“Sipas mediave meksikane janë katër vëllezër shqiptarë, Luftar, Ben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Të paktën sipas dokumenteve janë me origjinë nga zona e Elbasanit, veçanërisht Cërriku.

Prej disa vitesh kanë aktivitet në Meksikë, kryesisht në bizneset e lojërave të fatit dhe turizmit. Zona ku ata qëndrojnë është ajo e Sinaloas, që është nën kontrollin e këtij karteli.

Sipas mediave në Meksikë, aktiviteti i vëllezërve Hysa është i shtrirë edhe në Shqipëri, fokusi i tyre janë lojërat e fatit dhe investimet në turizëm, i kanë lidhur me disa kompani këtu në Shqipëri.

Deri në këto momente, deri në këto momente, edhe nga komunikimi që kemi pasur me SPAK, nuk na është kthyer një përgjigje nëse ka nisur një hetim në vendin tonë”, theksoi ai.

Autoritet e inteligjencës meksikane kanë zbuluar se drejtuesi i një fraksioni të karteli të Sinaloa, Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare.

Në mediat meksikane thuhet se shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive që kanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit