“Ne ishim miq për një jetë dhe ai vodhi 400 mijë euro cash,” kështu është shprehur një pensionist italian, i cili ka vrarë shokun e tij.
Domenico Gottardelli, 78-vjeçari nga Bergamo nga Covo i akuzuar se kishte vrarë të mërkurën e kaluar me një plumb në gjoks Fausto Gozzini.
Avokati është shprehur se klienti i tij ishte i vetëdijshëm për krimin dhe se të dy personat janë konfliktuar dhe para ngjarjes për këtë gjë.
“Klienti im është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Ai ishte i qetë në momentin e ngjarjes dhe e ka bërë krimin me gjakftohtësi,” është shprehur avokati.