Dy ditë më parë mediat meksikane publikuan një artikull duke shënjestruar katër vëllezër shqiptarë.
Luftar, Ben, Fatos dhe Ramiz Hysa u akuzuan nga media meksikane se po pastrojnë paratë e kartelit Sinaloa në Shqipëri.
Sot mediat në Tiranë kanë publikuar një foto të datës 4 tetor të vitit 2020 të tre personave teksa ngjisin shkallët e Kryeministrisë.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/09/hysa.jpg)
Mes tre personave, sipas mediave është edhe Luftar Hysa, që përmendet në shkrimin e gazetës “El Universal”.
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili shkruan se anëtarët e kartelit “Sinaloa” ishin në zyrën e Edi Ramës.
Ata ishin bashkë me Dorian Duçkën, asokohe këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë dhe një deputet gjerman, Mark Haupman.
“Shume shume e qarte, Karteli i Sinaloah e ka zyren e Rames si shtepine vete! Prandaj e do Amnistine me pa derman Edi Rama, qe te laje e shplaje parate e droges!
Prandaj eshte bere Tirana lavatriçe gjigande parash te pista dhe eshte mbushur me qindra kulla me dhjetra kate sa hap e mbyll syte!
P.S. Ua ua ua qenka ne foto edhe ky deputeti gjerman Hauptman ne foto me keta te Sinaloah.
Ky Hauptmani qe çuditi dynjane dhe doli ne krah Edi Rames per te bere votime moniste.
Bile kunder Grupit te vet CDU dhe CSU bile edhe kunder z.Wadephul dhe Shmidt, sepse me sa duket Sinaloah paguan fort mire” shkruan Vasili.
Sipas mediave në Meksikë, aktiviteti i vëllezërve Hysa është i shtrirë edhe në Shqipëri.
Fokusi i tyre janë lojërat e fatit dhe investimet në turizëm në Shqipëri.
Gazeta meksikane zbuloi se drejtuesi i një fraksioni të kartelit të Sinaloa, Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare.
Në mediat meksikane thuhet se shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në Shqipëri.